Aktori i njohur amerikan Will Smith ka treguar për “Red table talk” përjetimin e tij për ndarjen nga bashkëshortja e parë Sheree Zampino dhe njohjen me gruan e dytë Jada Pinkett.

50- vjeçari ka rrëfyer se në kohën kur u njoh me Jada- n ishte ende i martuar me Sheree dhe se ka qarë në tualet kur kuptoi se po kalonte jetën me njeriun e gabuar.
“Ne u ulëm në një restorant dhe folëm gjatë. Mes nesh kishte një fuqi tërheqëse marramendëse, kaluam pak kohë bashkë dhe u lidhëm shumë shpirtërisht. Por unë në atë moment isha një burrë i martuar. E megjithatë, vendosëm të mos krijonim një lidhje gjatë kohës kur unë isha i martuar, të jemi të qartë për këtë. Pas darkës me Jada- n, një natë më vonë dola me Sheree, u ula me të dhe më besoni ishte një ndër darkat më të sikletshme që kam përjetuar. Por kur ajo darkë mbaroi kuptova plotësisht se nuk isha martuar me njeriun që duhej. Ndaj shkova në tualet dhe ja plasa të qarës. Aty kuptova se në fakt Jada ishte gruaja me të cilën doja të isha.”

Will dhe Shree u divorcuan në vitin 1995 dhe dy vite më vonë aktori lidhi kurorë me Jada- n, dashurinë e jetës së tij me të cilën vazhdon të jetë i martuar sot e kësaj dite.