Në një postim në Instagram pak ditë më parë, Jonas Blue prezantoi albumin “BLUE”, që do të lançohet në platformat muzikore online më 9 nëntor. Si pjesë e albumit do të jenë 7 artistë të rinj, ndër ta edhe Era Istrefi.
Kënga “Purpose” (Qëllim) do të bëjë bashkë Erën dhe DJ-n, producentin dhe tekstshkruesin britanik, Guy James Robin, i njohur gjerësisht si Jonas Blue.
Duke njohur hitet e tyre, pritet që kënga të jetë fiksimi ynë i radhës.

Për t’ju freskuar memorien - nëse nuk ju kujtohet - Jonas Blue është ylli i këngës së famshme “Perfect Stangers” ft. JP Cooper DHE “Mama” ft. William Singe. Kjo e fundit u xhirua në rivierën shqiptare, ku modele ishte Oriola Marashi.