Celebrity

Pse njerëzit mendojnë se të pasmet e Kim-it tani janë ndryshe?

25 Tetor 2018

Pse njerëzit mendojnë se të pasmet e Kim-it tani janë

Kim Kardashian nuk është nga ato figura që zgjedh t’i rrijë larg fotoshopi-it, (të paktën kështu mendojnë disa prej fansave të saj. Pak orë më parë ajo postoi një foto, që shumë shpejt u kthye në epiqendrë e diskutimit përmes komenteve.

Në fotografitë e bëra së fundmi  për koleksionin e ri të make up-ve të saj, njerëzit u morën sërish me pjesën e Kim-it që bie më shumë në sy. Vithet!

Pse njerëzit mendojnë se të pasmet e Kim-it tani janë

Kësaj here, të pasmet e famshme dukeshin më të vogla se zakonisht. Dhe në fakt, nëse i shohim pak me kujdes, ashtu ngjajnë...

“Shih sa e gjatë i duket kofsha dhe sa të vogla vithet. Fotoshop!”- lexohet në një prej komenteve.

Një akuzë e tillë ishte pothuajse në shumicën e komenteve të fansave, të cilët nuk e marrin parasysh fare mundësinë e këndit të fotos, ose faktin që mund të jetë ushtruar ndryshe këto ditë.

Që Kim ka pasiguri rreth linjave të saj trupore këtë e ka thënë disa herë, por çfarë do të ndryshonte në botë nëse vithet e saj këtu janë më të vogla?