Lëkura

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të trajtohen këto njolla të bardha në lëkurë

23 Tetor 2018

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të

Një pjesë e mirë e bebeve dhe të rriturve kanë në lëkurë disa si njolla të vogla, në formën e puçrrave në ngjyrë të bardhë, të cilat janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim specifik.

Ç’janë?

Këto njolla quhen milia – ciste të vogla poshtë lëkurës. Zhvillohen zakonisht tek të porsalindurit dhe zhduken brenda muajit. Ato krijohet kur qelizat e vdekura mbeten brenda lëkurës duke krijuar kështu toptha të bardhë.

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të

Çfarë i shkakton?

Nuk ka ende një studim të mirëfilltë mbi arsyet pse shkaktohen, por ekspertët mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaktarët.

Arsye të tjera lidhen me përdorimin e ilaçeve, problemet e lëkurës, tatuazhet etj. Në raste të tilla, mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të

Si trajtohen?

Në pjesën më të mirë të rasteve, njerëzit zgjedhin të mos i ngacmojnë dhe preferojnë të presin derisa të largohen vetë. Disa përdorin produkte natyrale si uji i trëndafilit, mjalti, aloe vera (thjesht lyen sipërfaqen problematike). Por nëse nuk funksionon me maska, bëni një kontroll tek dermatologu.

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të

Në vijim gjeni dy video-tutorial mbi disa prej maskave më efektive për të larguan milia-n.

 

Burimi: Gazeta Shëndeti