Për Michelle Hunziker, të flasë për fëmijërinë ka qenë gjithnjë e vështirë. Babai i saj ishte i alkoolizuar dhe problemet me nënën e saj, e çuan martesën e tyre në divorc. Në një intervistë me “Ave Maria” në TV2000, moderatorja kthehet në të kaluarën dhe rrëfen detaje tejet private.
“Mendoja se im atë donte më shumë alkoolin se sa mua,” thotë ajo. “Në një moment kuptova se edhe pse e ndjeja dashurinë e babait tim kur ishte esull, kur pinte thyente gjithçka.”
Gjendja në familjen e Michelle ishte e vështirë dhe sot e kësaj dite ajo e kujton me dhimbje.
“Kur prindërit e mi u ndanë, prisja që babi të vinte të më merrte. Linim takime, por pastaj dehej, harronte. Unë prisja me orë të tëra me çantë në shpinë që babi të shfaqej dhe ta mbroja në sy të të gjithëve.”
“Mami punonte dhe për babin, i cili ishte një nga ata të alkoolizuar që s’pranon të përmirësohet, kjo është më e keqja. Një burrë i mrekullueshëm, me shpirt të bardhë, që në momentin që fillonte të pinte, ndryshonte karakter dhe bëhej agresiv,” thotë Michelle.
Jeta është treguar bujare me të. I dhuroi tre fëmijë të mrekullueshëm dhe një burrë që e do.
“Tomaso, për mua, përveçse është dashuria e jetës sime, përfaqëson stabilitetin. Stabiliteti është i rëndësishëm në jetë, është e rëndësishme të gjesh dikë me të cilin do të ecësh përpara. Të të pëlqejë puna që bën është mirë, por suksesi i vërtetë qëndron te jeta private, te bashkëshorti, te familja. Kur mendoj që kam gjetur një person që më do kaq shumë dhe që e dua kaq shumë, më jep stabilitet dhe është gjithçka për mua.”
Burimi: Today.it