Almeda Abazi do të bëhet nënë për herë të parë! Lajmi i pritjes së ëmbël është publikuar nga mediat turke fillimisht, e më pas ish-missi e ka pohuar për ‘Revista Who’.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë!”- është shprehur Almeda që mesa duket ndodhet në muajin e 3-të të shtatzënisë. Shoë girl-i është zbuluar pas disa kontrolleve rutinë në spital.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman e kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në shkurt të vitit të kaluar në Los Angeles. Pak ditë më parë, Abazi publikoi këngën e saj të parë, por fiziku i saj nuk la kurrëfarë dyshimi për një shtatzëni të mundshme, edhe pse është ende në herët për një bark të rrumbullakosur.