Showbiz dhe TV

Ajola Xoxa, dedikim të birit: ‘Mami uron të bëhesh kurajoz si babi Eri’

19 Tetor 2018

Ajola Xoxa, dedikim të birit: ‘Mami uron të bëhesh kurajoz

Dy javë më parë erdhi në jetë djali i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit, mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto gjatë periudhës së shtatzënisë, të shkrepur 12 orë para se Kajan të vinte në jetë. 

Ajola Xoxa, dedikim të birit: ‘Mami uron të bëhesh kurajoz

Krahas fotos Xoxaj shkruan:

Ajola Xoxa, dedikim të birit: ‘Mami uron të bëhesh kurajoz

“Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mençur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjyshja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë ti e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”

Vogëlushi lindi më 6 tetor dhe shpjegimin e emrit të përzgjedhur e gjeni këtu!