Shqipëria

Në 110-vjetorin e lindjes, me dhjetëra simpatizantë rrethojnë varrin e Enver Hoxhës

17 Tetor 2018

Në 110-vjetorin e lindjes, me dhjetëra simpatizantë

Dje, Edi Rama përkujtoi ditëlindjen e Ismail Qemalit. Top Channel festoi atë që do të ishte ditëlindja e 50 e Dritan Hoxhës. Aurela Gaçe festoi ditëlindjen e vet. Familja Hoxha dhe simpatizantë nga Kosova, Maqedonia dhe nga një grup nga Zvicra festuan "Ditën e Enverit".

Ilir Hoxha, djali i madh i ish-diktatorit, vizitoi varrin e tij dje bashkë me të birin, Besmirin. Në varrezat e Sharrës u befasua nga një tufë njerëzish, simpatizantë të Enverit, që erdhën në shenjë respekti për “komandantin legjendar”. Në xhaketa kishin stampa me fytyrën e Enver Hoxhës, në duar, lule dhe portrete të tij.

Ilir Hoxha i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohje të thellë nga ana e familjes. Nexhmije Hoxha nuk pati mundësi të shkonte pranë varrit të të shoqit, nga fluksi i madh i vizitave në shtëpi.

Figura të dikurshme të Byrosë Politike si Muho Asllani, Muharrem Xhafa dhe Lenka Çuko, ndër të tjerë, përkujtuan gjithashtu ish-diktatorin.

Burimi: Gazeta Shqiptare