Erion Isai u largua nga “Portokalli” pas më shumë se 11 vitesh në skenë. Në një intervistë në prill të këtij viti, ai tha se kishte ardhur momenti të ndërtonte profilin e tij artistik, për t’iu përkushtuar regjisë, pozicionit të ri si drejtor të Teatrin e Kukullave dhe emisionit në Tv Klan, “B.E. Coffee.”
Përveç gjërave të reja, publiku ka interes dhe për të vjetrat. Falë Ben Blushit, kush u largua nga Topi, edhe mund të kthehet me një emision si Jonida Shehu ose për një intervistë si Erion Isai.
“Nuk ka hatërmbetje. Top Channel ka qenë arsyeja pse lashë qytetin tim për të jetuar në Tiranë. Kam mirënjohje të madhe për atë televizion,” tha Isai për “Pop Culture”.
Përtej mirënjohjes, Altin Basha nuk do të flasë me Isain.
“Shihemi në rrugë dhe nuk përshëndetemi,” tregon Isai. “Megjithatë kjo nuk ndryshon mirënjohjen time për të.”