Showbiz dhe TV

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit Kajan, djalit të Veliajt!

9 Tetor 2018

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit Kajan, djalit të Veliajt!

Më 6 tetor erdhi në jetë djali i parë i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. I pyetur rreth emrit të vogëlushit, kryebashkiaku deklaroi se do të ishte një emër shqiptar dhe tirons mbi të gjitha.

Jo më larg se dje, Veliaj na njohu me qytetarin më të ri të Tiranës, Kajanin. Duhet thënë se “Kajan” gjendet në listën e emrave shqiptar të burrave. Po kështu të njejtin emër mban edhe një fshat si dhe komunë e qytetit të Elbasanit.

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit Kajan, djalit të Veliajt!

Por nuk mbyllet me kaq. Nëse bëni një kërkim të shpejtë në Google do të zbuloni se emri Kajan rrjedh nga sanskritishtja dhe do të thotë elefant. Le të ndalemi për pak në astrologjinë indiane dhe të mësojmë më shumë rreth këtij emri.

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit Kajan, djalit të Veliajt!

Sipas saj, emrat që fillojnë me K përgjithësisht priren drejt një karriere dhe të ardhme të ndritur. Po kështu personat gëzojnë njohuri të gjera çka i ndihmon në rrugën e tyre drejt suksesit të madh. Vërtet janë tepër të përqëndruar te karriera por ia dalin të vendosin balancën mes jetës personle dhe profesionale. Kanë lindur për të bërë emër dhe famë.Përgjithësisht dallohen për bukurinë trupore dhe janë përherë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët.

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit Kajan, djalit të Veliajt!

Nga shkronja K le të kalojmë te kuptimi i gjithë emrit në tërësi. Zakonisht Kajan- ët janë njerëz të ndershëm dhe dashamirës. Synojnë përherë të bëjnë mirë dhe të ndihmojnë me ç’të munden. Nuk është e thënë që përgjatë jetës të bëjnë shumë miq, e rëndësishme është që rrethi i ngushtë shoqëror do të ketë një respekt të pamatë ndaj tyre. Për shkak të potencialit të madh që mbartin janë qenie plot vizion dhe vetëbesim.