Kinema & TV

Ky film do t’ju bëjë të qani gjithë rrugës nga kinemaja në shtëpi

8 Tetor 2018

Ky film do t’ju bëjë të qani gjithë rrugës nga

Përshëndetje njerëz të ngjashëm me mua që nuk harxhoni për bileta filmash dosido. Më datë 11 tetor, në kinematë e vendit do të shfaqet “A Star Is Born”  dhe jam këtu për t’ju rrëfyer pse meriton vëmendjen time dhe tuajën. Oh dhe lekët, pse meriton dhe lekët e mi dhe tuajët.

Me regji nga Bradley Cooper, “A Star Is Born” ka protagonistë vetë Bradley Cooper dhe Lady Gaga. Fabula, në dy fjalë rrotullohet rreth një muzikanti që ndihmon një këngëtare dhe aktore të re drejt famës. Ndërkohë, karriera e tij shkon në djall si pasojë e moshës, alkoolizmit dhe tinitusit. Shumë e thatë? Prisni.

Jackson Maine (Bradley Cooper) zbulon dhe bie në dashuri me artisten e vuajtur, Ally (Lady Gaga). Ally ka hequr dorë ngë ëndrat. E thyer, ajo s’shpreson më të bëhet dikushi falë zërit dhe talentit. Deri kur Jackson Maine e shtyn drejt skenës së madhe. Teksa karriera e Ally-t ngrihet gjithnjë e më lart, marrëdhënia personale mes saj dhe Jackson, zhytet poshtë e më poshtë. Ndërkohë, Jackson duhet të përballet me demonët e tij, alkoolizmin, plakjen dhe tinitusin. “A Star Is Born” tingëllon si filmat patetikë që shihnim kur ishim të vegjël, që na bënin të ndjenim gjithë ndjenjat, vetëm se është versioni për të rritur.

Deri më tani, kritikët më të rëndësishëm të kinemasë në botë i japin katër yje nga pesë, ose diçka e përafërt. Në IMDb, shikuesit e kanë vlerësuar me 8.5/10 dhe kudo që të kërkoni – Instagram, Twitter a Facebook - “A Star Is Born” i ka bërë të gjithë për të qarë.

Orion Carloto, pasi pa “A Star Is Born” për herë të dytë, gjë që intensifikon më tej faktin që ky film është prekës.

Ky film do t’ju bëjë të qani gjithë rrugës nga

Vetëm traileri, në 144 sekonda, të mbush me emocione.

Unë, në këto momente.

“A Star Is Born” shfaqet në kinematë në vend që nga data 11 tetor. Shihemi atje.