Celebrity

Si përfundim, Samantha Markle nuk e takoi dot të motrën

7 Tetor 2018

Si përfundim, Samantha Markle nuk e takoi dot të motrën

Rreth një javë më parë lajmi se gjysmë- motra e Meghan Markle, Samantha kishte vizituar Londrën me misionin e qartë për t’u konfrontuar me dukeshën mori dhenë. 53- vjeçarja dëshironte t’i kërkonte publikisht llogari Meghan- it, pasi sipas saj ajo dhe i ati janë injoruar nga dukesha.

Si përfundim, Samantha Markle nuk e takoi dot të motrën

Megjithëse pak njerëz besonin se konfrontimi në fjalë do të nodhte, ditën e sotme është bërë me dije se Samantha është përzënë nga oborri i pallatit mbretëror. Sipas mediave të huaja gjysmë- motra e Meghan Markle është larguar nga rojet, teksa përpiqej të hynte në pallat. Gjithashtu asaj i është refuzuar kërkesa për t’u futur në pallatin mbretëror qoftë edhe si vizitore.

Mesa duket tashmë çdo gjë është e qartë, mes motrave Markle nuk ka për të patur ndonjëherë takim dhe kaq.