‘E Diela Shqiptare’ nisi sot sezonin e ri të saj në Tv Klan. Përveç kohëzgjatjes së shtuar të programacionit, që filloi në orën 12:30 dhe përfundon në 19:20, shumë e përfolur ka qenë rubrika e re që do t’i përkasë e gjitha Bes Kallakut, Erion Isait dhe Olsi Bylykut.
“B.E Coffee” është programi më i ri i humorit që 3 djemtë bashkëskenaristë do t’ua prezantojnë sot publikut shqiptar.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Isai zbuloi se ideja e ‘B.E Coffee’ nisi si një 'ngacmim' i Ardit Gjebresë.
“Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një symbol që përshkruan aktualitetin shqiptar.”- tregoi ai.
Formati që nis sot në orën 16:00 duket se është tërësisht diçka e re. Personazhet, do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP në një formë të veçantë, të cilën djemtë kanë zgjedhur ta lënë surprizë.
Pak minuta më parë, edhe Xhensila Myrtezaj në llogarinë e saj të Instagram-it, i uroi fat partnerit për projektin e ri.
“Zemra ime, suksese sot në rrugëtimin tënd të ri, në ëndrrën tënde të re. E mira triumfon ndaj së keqes dhe ju do e dëshmoni sot këtë. Suksese!”- shkruan ajo duke përshëndetur edhe djemtë e tjerë.