Showbiz dhe TV

Kush është Lele Mora? Menaxheri i famshëm Italian që ka vizituar Tiranën

3 Tetor 2018

Kush është Lele Mora? Menaxheri i famshëm Italian që ka

Lele Mora është një ndër menaxherët më të famshëm të artistëve në Itali dhe njëkohësisht një emër shumë i njohur i botës së spektaklit. Organizues dhe producent i shumë eventeve me famë ndërkombëtare, Mora i njihet si njeriu që qëndron pas suksesit të personazheve të famshëm si Simona Ventura, Fabrizzio Corona dhe së fundmi Belen Rodrigues.

Nga puna si drejtues i salloneve të bukurisë në shtetin fqinj në vitin 1978, Mora filloi të punonte si asistent për këngëtaren e famshme italiane Loredana Berte. Në vitin 2000 ai hapi në Milano agjensinë e tij të menaxhimit të personazheve të njohur duke e kthyer kështu veten e tij përveç se në një figurë të njohur publike edhe në një njeri spektaklesh.

Kush është Lele Mora? Menaxheri i famshëm Italian që ka

Menaxheri i njohur italian aktualisht ka vizituar Tiranën dhe sipas burimeve arsyeja e kësaj vizite lidhet me pjesëmarrjen e tij në një projekt televiziv në vendin tonë. Ditën e sotme ai është fotografuar me Olti Currin gjatë një takimi me të dhe me personazhe të tjerë të fushës mediatike në Shqipëri.