Një artikull i publikuar nga Monitor.al, jep të dhëna mbi çmimet për sekondë të reklamave në televizionet shqiptare.
Emisioni politik më i shtrenjtë është “Opinion” i Blendi Fevziut në Tv Klan, ku një sekondë e reklamave kushton 50 euro (afërsisht 6300 lekë). Tek “Top Story” në Vizion+ kushton 6 mijë lekë.
Për “Zonë e Lirë”, “Dance With Me” tarifat janë ulur nga 50 në 40 euro, tarifë e njëjtë edhe për “Duplex” dhe “Familja”. “Xing me Ermalin” ka kaluar nga 50 në 25 euro, ndërsa tek “E diela shqiptare” çmimi varion nga 35-40 euro.
Top Channel, që pritet të sjellë Big Brother Vip”, në sezonet e kaluara kishte tarifa prej 8400 lekësh për sekondë për “Big Brother” dhe “Portokalli”.
Telenovelat turke dhe indiane janë gjithashtu një magnet për audiencën. Në Klan “Sulltanesha Kosem” kushton 33 euro/sekondë, ndërsa në Vizion+ serialet turke kushtojnë 1400 dhe 2200 lekë.
Programet e mëngjesit janë më të lira. Në “Aldo Morning Show” një reklamë kushton 7 euro, ndërsa tek “Wake Up” gjatë sezonit të kaluar paguhej 420 lekë dhe 320 për “Në Shtëpinë Tonë”.
Artikullin e plotë e lexoni këtu.