Melasma është një gjendje ku shfaqen krejt papritur njolla të errëta në lëkurë. Fillimisht e gjitha nis si një irritim i zakonshëm, skuqje e lehtë dhe në dukje, një grumbull puçrash të imëta të bëra bashkë.
Shkaqet e malasma- s:
Shtatzënia
Kontraceptivët
Ekspozimi ndaj diellit
Qëndrimi për orë të tëra përballë kompjuterit
Zonat tipike ku shfaqen njollat: mbi buzë, në mollëza apo ballë.
A mund të kurohet?
Jo, ende në ditët e sotme nuk ka një kurë specifike për melasma- n. Nëse ky çrregullim pigmenti ndodh përgjatë shtatzënisë, disa muaj pas lindjes situata do të normalizohet natyralisht.
Në të kundërt, nëse malasma vjen si pasojë e shkaqeve të tjera, trajtimi kërkon kohë dhe është shumë më i vështirë. Përpiquni të:
- trajtoni vazhdimisht fytyrën
- përdorni krem dielli me SPF mbi 30
- shtoni aksesorët: syze, kapele, shall