Street Style

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me patjetër!

23 Shtator 2018

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

Jemi ende në fillim të vjeshtës, por kjo s’do të thotë që kërkimet për pallton e dimrit të mos fillojnë. Në fund të fundit, është veshja prioritet e stinës dhe ka nevojë për rëndësinë e duhur.

Sigurisht, përveç materialit  gjëja e parë që na tërheq është stili. Cilat janë trendet që duhet të shohim këtë sezon? Hidhini një sy më poshtë!

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

1. Pardesytë!

Njerëzit e duan këtë stil që kur panë për herë të parë Audrey Hepburn dhe sigurisht zgjedhin të mos heqin dorë, falë Meghan Markle-it. Një xhaketë e tillë konsiderohet si një nga veshjet që s’duhet të mungojë në garderobën e askujt.

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

2. Printet e kafshëve

Nuk është surprizë për ju të dëgjoni se printi leopard dhe jo vetëm, janë kryefjala e këtij viti. Nëse leopardi s’bën për ju , tigri dhe zebra në një pallto të ngrohtë do të ngjanin mrekulli.

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

3.  Palltot e lëkurës

Palltot e lëkurës janë trend i pavdekshëm me të cilat do të dukeni gjithnjë klas. Çfarëdo që të keni veshur poshtë saj, një pallto e tillë do t’ju bëjë të dukeni zonjë!

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

4. Palltot e gjyshes!

Nëse në dollapin tuaj është ende një pallto e tillë, mos ngurroni ta vishni. Janë në modë dhe duken perfekte me një palë geta dhe një fund të kombinuar bukur!

Dimri vjen shpejt: 5 trende palltosh që duhet t'i shihni me

5. Pelerinat!

Për të gjithë superheronjtë, pelerinat janë rikthyer sërish këtë sezon. Ngjyrën apo motivet i vendosni ju!