TV Mania

Rudina Xhunga i rikthehet ekranit në një përvjetor të rëndësishëm

22 Shtator 2018

Rudina Xhunga i rikthehet ekranit në një përvjetor të

Nëse menduat se i nxorrët fundin lajmeve të lëvizjeve televizive, e keni gabim. Kemi dhe një të fundit. Rudina Xhunga do t’i rikthehet televizionit këtë sezon me emisionin “Dritare”.

Rastësisht, Xhunga do të ri-rikthejë “Dritare” në 20-vjetorin e tij. Për tre vite, Xhunga qëndroi në Vizion Plus dhe u largua kur Sokol Balla u emërua drejtor i përgjithshëm dhe solli emisionin e tij politik me vete.

“Dritare” do të nisë transmetimin në tetor, nën logon e News 24. Lajmin ekskluziv e publikoi si fillim Gazeta Shqiptare. Xhunga e konfirmoi duke e postuar në portalin e saj, dritare.net.

Përveçse si moderatore dhe autore e “Dritare”, Xhunga do të jetë pjesë e shtypit të shkruar të grupit mediatik Balkan Web.