Fashion News

Një sfilatë shkarravinë: Moschino i lë të gjithë gojëhapur

21 Shtator 2018

Një sfilatë shkarravinë: Moschino i lë të gjithë

Sfilata e fundit e shtëpisë italiane të modës Moschino ishte një shkarravinë kokë e këmbë. Një shkarravinë në kuptimin e parë të fjalës, pasi të gjitha veshjet e koleksionit Pranverë-Verë 2019 ngjanin sikur sapo ishin printuar nga blloqet e skicave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Repost @coreytenold ??? #backstage at @moschino for @voguemagazine #mfw #moschino #moschino @itsjeremyscott @carlynecerfdedudzeele @pg_dmcasting @samuel_ellis @arthurmejean

A post shared by Moschino (@moschino) on

E gjithë ideja e stilistit Jeremy Scott ishte kjo: Të sillte në pasarelë modele që dukeshin sikur sapo kishin dalë nga këto blloqe.

Momenti kulminant i sfilatës ishte parakalimi i modeles me famë botërore Gigi Hadid, veshur me fustan nusëror dhe shoqëruar nga një tufë gjigande fluturash.

Të gjitha veshjet e koleksionit janë punuar në copa me printe skicash, gjë që paralajmëron se pranvera e vitit që vjen do t’i dedikohet pikërisht këtyre printeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?? #Repost @melzy917 ??? Wow @itsjeremyscott the secret sketches came out!!!!! ?yes @gigihadid @moschino #gigihadid

A post shared by Moschino (@moschino) on

Sfilata e Moschino Pranverë-Verë 2019 u mbajt mbrëmjen e djeshme në Milano.