Një grua që dikur punonte si bateriste për Beyonce-n, Kimberly Thompson, pretendon se këngëtarja është praktikante e “magjisë së zezë” dhe ka përdorur “fuqinë e magjisë së errët" për të drejtuar dhe mbikqyrur financat e saj.
Sipas dokumenteve të çuditshme të siguruara nga “The Blast”, Kimberly kërkon një urdhër mbrojtje nga gjykata.
Ajo pohon se për disa arsye, Bey ka përdorur magjinë për të ngacmuar seksualisht bateristen, për të regjistruar telefonatat dhe për kontrolluar financat siç e thamë më sipër. Madje shton se ylli i “Lemonade” i ka vrarë qëllimisht kotelen.
Dokumentet tregojnë se Thompson, që luajti për 7 vite në bandën e Beyonce-s, e ka kërkuar edhe më parë një urdhër mbrojtjeje, që u refuzua nga gjykata. Seanca tjetër për të gjykuar rastin është caktuar në 11 tetor.
“The Blast” ka kërkuar të kontaktojë me Beyonce-n dhe Kimberly Thompson, por askush nuk ka pranuar të flasë...deri tani.