Sara Kolami e nisi karrierën e saj televizive rreth dy vite më parë, në IN Tv. Këtë sezon, Kolami nuk do t’i kthehet ekranit të IN Tv, pasi siç tha vetë për Revistën Who, ka dhënë dorëheqjen.
“Po, është e vërtetë.Kam dhënë dorëheqjen nga IN Tv. Për momentin, jam e angazhuar me disa projekte të cilat do t’i zbuloj në ditët në vazhdim,” tha ajo.
Sipas “Who”, pritet që Kolami të kthehet sërish me një program televiziv, por ajo s’dëshiron ende të flasë rreth kësaj.