Kanë kaluar katër muaj që kur Meghan Markle u martua me Princ Harry-n në një dasmë madhështore në Windsor Castle, veshur me një krijim fantastik nga Givenchy dhe vello me qëndisma të detajuara. Që atëherë, Meghan ka dalë plot herë në publik, por për herë të parë vjen me zë dhe figurë, në një intervistë në nder të Mbretëreshës.
Pak javë më parë, u tha se Meghan bashkë me Princ Harry-n dhe Wiilliam-in do të ishin pjesë e një dokumentari të quajtur “Queen of the World”, i cili synon të shfaqë një anë intime të jetës së Mbretëreshës dhe familjes mbretërore.
Së fundi u publikua një fragment i shkurtër i dokumentarit, i cili përfshin një skenë ku Meghan Markle shihet teksa prek vellon e fustanit që u qëndis me dorë për të përfaqësuar 53 shtetet e Commonwealthh. “Znj. Markle dëshironte që të kishte të 53 shtetet e Commonwealth-it me vete ditën e dasmës,” deklaroi Kensington Palace. “Znj. Waight Keller dizenjoi një vello që përfshinte lulet e secilit shtet të Commonwealthh-it, në një kompozim të vetëm floral.”
Në dokumentar, Dukesha thotë: “53 shtete, oh Zot i madh. Kaq shumë punë.”
Dukesha veshi të njëjtin fustan nga Roland Mouret që zgjodhi për të pirë çaj me nënën e saj dhe Mbretëreshën, ditën para dasmës. Duke marrë parasysh se po diskutonin fustanin dhe se ka veshur të njëjtin fustan, fare mirë mund të hamendësojmë se kjo pjesë e dokumentarit është xhiruar një ditë para ceremonisë.
Dokumentari “Queen of the World” transmetohet më 25 shtator në ITV dhe më 1 tetor në HBO.