Thonjtë

Kjo ngjyrë thonjsh do të jetë kryefjala e 2019-s

17 Shtator 2018

Kjo ngjyrë thonjsh do të jetë kryefjala e 2019-s

Nëse jeni një nga ata njerëz që duan t’i provojnë trendet pa u bërë së mirëfilli trende, kini mendjen. Grija do të jetë ngjyra më popullore e thonjve në 2019-n.

Flasim me siguri pasi pamë sfilatën e Philip Lim Pranverë/Verë 2019 në Javën e Modës në New York. Thonjtë e modeleve ishin lyer një ngjyrë përmidis grisë dhe livandos për të komplementuar printet vibrante, metalike dhe të thurura.

Duke marrë parasysh se ngjyrat e pranverës janë kryesisht pastele si bojëqielli, të verdha, rozë, etj. Grija ishte e paparashikuar e njëherëzi e freskët.  Është ngjyra perfekte për ato që preferojnë nudet, por gjithashtu u kanë ardhur në majë të hundës.