Celebrity

Brigitte Macron tashmë edhe aktore! Ku do ta shohim Zonjën e Parë të Francës?

14 Shtator 2018

Brigitte Macron tashmë edhe aktore! Ku do ta shohim Zonjën e Parë

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marcon mësohet se do të marrë pjesë si aktore protagoniste në një serial televiziv.

Konkretisht bëhet fjalë për serialin “Vestaires” (Dhomat e ndërrimit), një produksion televziv francez që ka filluar trasmetimin në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka korrur mjaft sukses. Lajmi është bërë i ditur nga ideatorja dhe njëkohësisht aktorja protagoniste e këtij seriali komik, Adda Abdelli.

Brigitte Macron tashmë edhe aktore! Ku do ta shohim Zonjën e Parë

Sipas saj e gjithë ideja për t’i ofruar Zonjës së Parë të Francës një vend në këtë serial nisi pasi u mësua se Brigitte ishte një fanse e madhe e këtij produksioni. Ndaj për t’i bërë qejfin asaj dhe teleshikuesve stafi vendosi që në njërën nga seritë të bëjë protagoniste edhe bashkëshorten e presidentit Macron.

Brigitte Macron tashmë edhe aktore! Ku do ta shohim Zonjën e Parë

Episodi ku do të marrë pjesë Zonja e Parë e Francës mësohet të jetë rreth dy minuta i gjatë dhe do të ketë në qendëR të tij atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti, bëjnë me dije mediat faranceze.

Brigitte Macron tashmë edhe aktore! Ku do ta shohim Zonjën e Parë

Brigitte Macron është një figurë mjaft e dashur në Francë dhe jo vetëm. Ajo ka lënë një përshtypje të mirë për stilin e saj dhe për faktin që para se të bëhej gruaja e presidentit të Francës punonte si mësuese.