Mama

Fëmija i lindur 23-javësh, feston ditëlindjen

Një fëmije të cilit ju dhanë shumë pak shanse për jetë duke qenë se lindi në javën e 23-të të shhtatëzanisë, ka festuar ditëlindjen e tij të parë në Angli. Rasti i Lucas Moore ka rizgjuar debatet mbi  limitin 24-javësh brenda të cilit një femër mund të abortojë, pasi Lucas pas lindjes nuk ka patur probleme të rëndësishme shëndetësore, edhe pse pesha e tij ishte vetëm gjysmë kilogrami.

Prindërve të tij, Sylvia dhe Thomas Moore, iu tha që të përgatiteshin për lindjen e një fëmije të vdekur, pasi ujrat plasën në javën e 22-të të shtatzanisë. Doktorët thanë se edhe nëse fëmija i tyre mbijeton, organet e tij do të ishin aq të dobëta sa nuk do të mundej të mbrohej nga infeksionet.

Çiftit deklaron se iu është thënë se nuk do të kishin mbulimin e sigurimeve shëndetësore nëse fëmija do të peshonte më pak se 1 pound (0,45 kg)

Pas një lindjeje e cila zgjati 10 ditë, Lucas erdhi në jetë duke peshuar shumë pak përtej këtij limiti. Në spitalin universitar Coventry, ai u diagnostikua me gjakderdhje në tru. Prindërve iu është thënë se nëse do të mbijetonte, fëmija i tyre do të vuante çrregullime të rënda dhe madje u është thënë të merrnin në konsideratë edhe heqjen e aparateve të cilat e mbanin në jetë.

Por prindërit, të cilët pak muaj më parë kishin pësuar një tjetër shatatëzani të dështuar, vendosën ta linin djalin e tyre të luftonte për jetën.  Pas katër muajsh kujdesi intensiv, Lucas ishte mjaftueshëm i fortë për të shkuar në shtëpi me prindërit e tij. Babai i tij shprehet:

“Ne vendosëm se nëse ai do të luftonte, atëherë edhe ne do të luftonim për të, dhe kështu bëmë. Kuptuam se kishim bërë zgjedhjen e duhur kur infermieret na thanë se gjakderdhja në trurin e tij ishte zhdukur”.

Kështu Lucas pak kohë më parë ka festuar ditëlindjen e tij të parë, në shëndet të plotë. Në një studim të kryer një vit më parë në Angli, u zbulua se 120 foshnja të lindura në javën e 23-të të shtatëzanisë, kanë mundur të shpëtojnë nën kujdesin e mjekëve specialistë. Megjithatë legjislacioni ende  njeh një limit prej 24 javësh që lejon abortin e këtyre fëmijëve.

 

Burimi: Telegraph

#worldnews

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb