Celebrity

Përse modelja hëngri placentën e saj pas shtatzënisë së dytë?

14 Shtator 2018

Përse modelja hëngri placentën e saj pas shtatzënisë
Chrissy Teigen përdori një metodë të pazakontë për t’ia dalë me depresionin pas lindjes. Modeja 32- vjeçare tregoi në një intervistë të fundit për “CBS News Sunday Morning” se hëngri placentën e saj fill pasi solli në jetë fëmijën e dytë, djalin Miles Theodore, për të cilën ajo beson se është arsyeja kryesore që është ndjerë e lumtur këto kohë.
 
Kur gazetarja shprehu skepticizëm për metodën në fjalë, Teigen u përgjigj:

Përse modelja hëngri placentën e saj pas shtatzënisë

“Vërtet? Nuk është gjë normale the? Jam në Los Angeles, është një gjë shumë normale. Këtu e pjekin.. Mund të provosh pak nga e imja më vonë.”

Përse modelja hëngri placentën e saj pas shtatzënisë

Modelja u bë nënë për herë të dytë në maj të këtij viti, ndërkohë që ka edhe një fëmijë tjetër, vajzën Luna Simone, që të dy me bashkëshortin John Legend.