Shqipëria

Një ditë para stuhisë më të frikshme: 1.7 milionë njerëz largohen për t'i shpëtuar uraganit

13 Shtator 2018

Një ditë para stuhisë më të frikshme: 1.7 milionë

Zonat e brigjeve lindore amerikanë janë të mbingarkuara nga trafiku i njerëzve që përpiqen të largohen sa më parë të munden, për shkak të stuhisë që pritet në ditët në vazhim.  1.7 milionë njerëz janë urdhëruar në mënyrë urgjente të evakuohen në Karolinën e Jugut, atë të veriut dhe në Virxhinia.

Autoritetet përkatëse kanë ndërhyrë në trajektoren e rrugës për të përshpejtuar eksodin, për shkak të kohës së limituar.

Ndonëse shumica më e madhe e njerëzve nuk kanë menduar 2 herë për tu larguar që aty, ka nga ata të cilët po provojnë të forcojnë shtëpitë e tyre për të qëndruar aty.

Presidenti Trump bëri gjithashtu paralajmërimin e tij, duke iu kërkuar njerëzve t’i bindeshin urdhrave.

“Largohuni që andej, është stuhi e madhe dhe s’duhet marrë si lojë. Është ndoshta më e madhja që keni parë ndonjëherë. Gjëra të këqija ndodhin kur bëhet fjalë për një stuhi të këtyre përmasave. Është fjala e nënës natyrë.”- është shprehur ai.

Stuhia e frikshme parashikohet të prekë tokën mëngjesin e së premtes. Uragani Florence, pritet të shkaktojë përafërsisht më shumë se 170 miliardë dollarë, të shkatërrojë 759 mijë shtëpi dhe biznese nga Carlestoni në Karolinën e Jugut e deri në Virginia Beach.