Celebrity

Pete Davidson e teproi me një tjetër tatuazh masiv në nder të Ariana-s

7 Shtator 2018

Pete Davidson e teproi me një tjetër tatuazh masiv në nder

Në serinë e tatuazheve që Pete Davidson i ka dedikuar të fejuarës së tij, Ariana Grande, ky i fundit është më i madhi. Aktori i SNL ka bojosur mbiemrin “Grande” në shkronja të mëdha të pjerrëta vertikalisht në brinjë. Grandioze vërtet.

Pete Davidson e teproi me një tjetër tatuazh masiv në nder

Sigurisht, ky është i disati në listën e tatuazheve që Davidson i ka dedikuar të fejuarës. Deri tani dimë që ka një lepurush në vesh dhe inicialet e saj, “AG” në gishtin e madh.

Dedikimet janë të dyanshme. Ariana dhe Davidson kanë të dy tatuazh re të vockla në gishta dhe shkronjat “H2GKMO” që do të thotë “pash Zotin, ma fut turinjve” (honest to God, knock me out) ose diçka e tillë. Mesa duket, çifti i ri nuk ndalon dot së thëni shprehjen e pazakontë 300 herë në ditë. Gjithashtu, Ariana ka një tatuazh në nder të babait të ndjerë të Davidson, i cili vdiq në detyrë pas sulmit të 11 shtatorit.

Me tatuazhin e fundit, Davidson po injoron haptazi këshillën e tatuatorit që kujdeset për të, Jon Mesa.

“Së fundi mbulova një tatuazh gjigand të fytyrës së ishit të Pete, Cazzie David dhe i thashë ‘plako, sikur t’i lëmë tatuazhet deri kur Ariana të bëhet gruaja jote,’ se lidhjet vijnë dhe shkojnë dhe ai është goxha i ri. I hyri nga njëri vesh dhe i doli nga tjetri.”