Celebrity

Pyetet për fejesën e bujshme të Justin Bieber, Kendall Jenner reagon çuditshëm

7 Shtator 2018

Pyetet për fejesën e bujshme të Justin Bieber, Kendall Jenner

Kendall Jenner ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “The Tonight Show” ku ndër të tjera u pyet nga Jimmy Fallon në lidhje me fejesën e bujshme të Justin Bieber me Hailey Baldwin. “A je e lumtur që ajo [Hailey] dhe Justin Bieber janë fejuar?”, u pyet Kendall.

Pyetet për fejesën e bujshme të Justin Bieber, Kendall Jenner

“Po, nëse ata janë të lumtur, unë jam e lumtur. Kemi shumë kohë që jemi miq, kështu që nëse janë të lumtur, unë jam e lumtur”, u shpreh supermodelja pa ndonjë entuziazëm të madh duke përsëritur vazhdimisht "e lumtur...e lumtur".

Përgjigjja e saj duket pak si e vakët, më shumë e sjellshme seç duhet; fundja Kendall po flet për dy miqtë e saj, apo jo?!

Pyetet për fejesën e bujshme të Justin Bieber, Kendall Jenner

Në sondazhin e Cosmopolitan, pjesa dërrmuese e ndjekësve mendon se ylli i “Keeping Up with The Kardashians” nuk është realisht e lumtur për fejesën e dy të rinjve.