Shqipëria

Shoqata me emrin e të atit rekrutonte vajza për prostitucion: Reagon ashpër Elton Deda!

6 Shtator 2018

Shoqata me emrin e të atit rekrutonte vajza për prostitucion: Reagon

Në puntatën e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë publike ajo çfarë fshihej pas një “shoqate artistike” me emrin “Ferdinand Deda” me qendër në Tiranë, e cila kërkonte vajza të reja për t’i punësuar si sekretare dhe më pas i rekrutonte si prostituta në lokalet e natës në Maqedoni. Fill pas skandalit, ka reaguar ashpër në Facebook edhe Elton Deda, djali i të madhit Ferdinand Deda.

Shoqata me emrin e të atit rekrutonte vajza për prostitucion: Reagon

“I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Më në fund të erdhi edhe ty radha që në 15-vjetorin e vdekjes, të dalësh në TV, jo me baketën tënde në dorë, por fytyra jote e pashme e stampuar në një vulë shoqate e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Sesi eshte legalizuar kjo shoqatë në gjykatë nuk e di, por me siguri kanë harruar të kërkojnë pëlqimin tënd meqënëse ti ke lëvizur për pak kohë jashtë shtetit.

Gjithashtu edhe për ne familjarët e tu, harruan të na kërkojnë një autorizim të përkohshëm derisa të vije ti. Meqë të erdhi shpirti në majë të hundës dhe vendose të mos ktheheshe, këta vendosën të të kujtojnë duke të respektuar dhe duke i vënë emrin tënd të nderuar një shoqate. Mbase po të kishe vendosur të rrije edhe mund të kishe përfituar diçka nën dorë, pa zhurmë dhe mbase kishe mbyllur ndonjë vrimë në portofol.

Të premtoj që do bëj ç’është e mundur (pasi e di që shumëpak prej baballarëve të kombit do t’u interesojë ta ndjekin këtë çështje), ta heq përjetësisht fytyrën tënde të hijshme nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë. Nuk mund të rri pa falenderuar Fiks Fare që e solli në vëmendje këtë fenomen. Do flasim prapë babi, qëndro i fortë! 
Yt bir.” -  shkruan ai.

Për më shumë detaje mbi skandalin që bëri bujë, mund të lexoni më shumë duke klikuar këtu.