Monica Lewinsky ka vendosur të ndërpresë një intervistë të mbajtur në Izrael mbi rreziqet dhe anët e mira të internetit dhe mediave sociale, fill sapo gazetarja e ka pyetur nëse pret ende një falje personale nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, Lewinsky reagon menjëherë duke thënë: “Kërkoj ndjesë! Nuk preferoj të flas për këtë gjë”. Ikën.
.@MonicaLewinsky walking out abruptly on @LeviYonit (chief anchor at @NewsChannelIL ) few seconds into her on stage live Interview after being asked: do you still expect a personal apology from Pres. Clinton. “Sorry, i cant do this”. pic.twitter.com/ZN3BiGViwF
— Tal Schneider ?? ?????? ??? ?????? (@talschneider) September 3, 2018
“Pas bisedës në lidhje me rreziqet dhe anët e mira të internetit, ishte parashikuar një bisedë 15 minutëshe për të vazhduar temën e fjalimit tim (jo intervistë për lajme). Ishte e qartë se çfarë do të diskutonim dhe çfarë jo. Në fakt, pyetja ekzakte e intervistueses m’u bë një ditë më parë, dhe i thashë që ishte jashtë limiteve. Kur më bëri atë pyetje në skenë, ishte shumë e qartë për mua se isha keqkuptuar. Vendosa të braktisja sallën sepse është e rëndësishme për gratë që të çohen dhe të mos ndjekin rregullat e të tjerëve. I kërkoj falje audiencës që përfundoi biseda në atë mënyrë.” – shkruan Lewinsky në deklaratën në Twitter.
so here’s ?? what happened... pic.twitter.com/Y7gLs3SDLF
— Monica Lewinsky (@MonicaLewinsky) September 3, 2018
Nga ana tjetër, “Channel 2 News” u justifikua duke thënë se e respektonte vendimin e Monica Lewinsky-t edhe pse pyetja ishte e denjë, respektuese dhe nuk ishte bërë kurrsesi jashtë kërkesave të saj.
Monica Samille Lewinsky është një aktiviste, figurë publike, stiliste amerikane, emri i të cilës pushtoi mbarë botën pas skandalit me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, në kohën kur punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia e tyre e fshehtë zgjati rreth viteve ’95-’97 dhe u bë publike në vitin 1998.
“Emri është Monica Lewinsky. Edhe pse shumë herë jam këshilluar ta ndërroj, nuk e kam bërë. U dashurova me shefin tim, ashtu si do të bënte çdo 22-vjeçare. Ndodh! Por, shefi im ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jam penduar për shumë arsye. Një prej të cilave është se shumë njerëz u lënduan. Brenda natës u shndërrova nga një person krejtësisht privat në një të turpëruar publikisht përmes internetit. Isha zero. Pata periudha që mendoja vetëvrasjen. U bëra e varur nga gjalpi i kikirikut dhe karamelet M&M, ndërsa mendimi më i shpejtë ishte ‘Dua të vdes’..”, deklaroi ajo para një audience të madhe rreth 4 vite më parë.
Ajo ka pranuar se marrëdhënia u aprovua nga të dyja palët, hyri me dëshirë në një raport të tillë, por ka insistuar gjithmonë se çdo abuzim erdhi më vonë, kur u përpoqën ta bënin kurban për të mbrojtur pozitën e tij të fuqishme. Monica Lewinsky ka pranuar shpeshherë se skandali politik ia bëri të mundur ndërtimin e një karriere. Ajo theu heshtjen pasi një student gay i Universiteti Rutgers, Tyler Clement, vrau veten si pasojë e një poshtërimi publik.
Skandali Clinton-Lewinsky ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së mediave, pavarësisht se kanë kaluar shumë kohë. Hillary Clinton, gruaja e ish-presidentit, kur promovoi librin e saj “Hard Choices” në një intervistë për Diane Sawyer foli publikisht për marrëdhënien e bashkëshortit me Lewinsky-n: “Unë i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që ajo të mendojë për të ardhmen e saj dhe të ndërtojë një jetë, në të cilën gjen kuptim e kënaqësi”.