Celebrity

Çfarëëë? Jennifer pushime në Itali me Brad- in dhe vajzën e tij?

4 Shtator 2018

Çfarëëë? Jennifer pushime në Itali me Brad- in dhe

Një revistë e përjavshme australiane ka dhënë lajmin shokues, sipas të cilit Brad Pitt po shijon një udhëtim romantik me Jennifer Aniston- in dhe vajzën e tij, Shiloh nga martesa me Angelina Jolie- n.

Sipas New Idea, Brad po mundohet që ta mbajë të bijën sa më larg problemeve të tij dhe Angelina- s, pasi Shiloh e ka përjetuar më keq nga të gjithë ndarjen e prindërve.

Çfarëëë? Jennifer pushime në Itali me Brad- in dhe

“Jennifer- i sapo ka mbaruar xhirimet në Itali kështu që Brad ka marrë edhe Shiloh- un për t’u arratisur dhe relaksuar disa ditë. Po qëndrojne në banesën e George Clooney- t në liqenin Como. George ka mbështetur rilidhjen e tyre dhe ua ofroi me kënaqësi shtëpinë.”

Më pas burimi vazhdon:

“Jen dhe Shiloh kanë krijuar një raport shumë të mirë. Ai e di që Jennifer- i është personi i duhur në këto momente për Shiloh- un pasi është gazmore, spontane dhe aspak dramatike.”

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka të madhe, apo e gjitha kjo është e vërtetë.

Çfarëëë? Jennifer pushime në Itali me Brad- in dhe

Jennifer dhe Brad u martuan në vitin 2000 për t’i dhënë fund 5 vite më vonë, kur Brad ra në dashuri me Angelina- n gjatë xhirimeve të filmit “Mr And Mrs Smith”.

Çfarëëë? Jennifer pushime në Itali me Brad- in dhe