Celebrity

Gabbana poshtëron fustanin e Chiara- s, fansat i kundërvihen!

4 Shtator 2018

Gabbana poshtëron fustanin e Chiara- s, fansat i kundërvihen!

Dasma e Chiara Ferragni- t dhe Fedez- it është edhe tani që flasim, 3 ditë më vonë, në qendër të vëmendjes mediatike. Ishte opinionistja italiane Selvaggia Lucarelli ajo që nuk i kursyeu kritikat ndaj ceremonisë së 1 shtatorit.

Gabbana poshtëron fustanin e Chiara- s, fansat i kundërvihen!

Pas saj, radha qe e stilistit Stefano Gabbana, i cili u kryqëzua nga ndjekësit e tij për shkak të komentit fyes që la kundrejt dasmës në fjalë, më saktë fustanit.

Gabbana poshtëron fustanin e Chiara- s, fansat i kundërvihen!

“I lirë” shkruan Gabbana për një nga fustanet e nusërisë së Chiara- s, konkretisht atë të Dior Haute Couture.

Gabbana poshtëron fustanin e Chiara- s, fansat i kundërvihen!
Ndjekësit janë acaruar kaq shumë sa nuk i kanë kursyer kundërpërgjigjet:

“Që kur ke filluar tallesh me njerëzit?”

“Kjo që bërë ti është e lirë. Të të vijë trup.” shkruan dikush tjetër.

Pati edhe nga që thanë se e gjitha kjo s’tregon gjë tjetër veçse xhelozinë e stilistit për faktin që Chiara nuk preferoi Dolce & Gabbana- n në ditën e saj të rëndësishme.