Instagramming

Bieta Sulo është gati për emisionin e ri, por fjala e fundit i takon mjeshtrit!

1 Shtator 2018

Bieta Sulo është gati për emisionin e ri, por fjala e fundit i

Rreth 1 javë më parë, Bieta zbuloi emisionin e ri që nis të hënën (3 shtator) në Top Channel. Autorja dhe moderatorja e ‘Ftesë për pesë’ duket se ka gjithçka gati për emisionin e ri që do të na shoqërojë çdo ditë.

Bieta Sulo është gati për emisionin e ri, por fjala e fundit i

Pak më parë, ajo postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, një disa video dhe foto të shkëputura nga studioja e re në të cilin do të zhvillohet programi.

“Dhe ja ku jemi me provat gjenerale. Gati për të filluar të hënën.”- shkruan Bieta, por as provat dhe as studioja nuk mund të quhen të përfunduara, nëse mjeshtri Alban Dudushi nuk thotë fjalën e tij.

“Ai momenti kur vjen mjeshtri ‘on board’ për ‘il tocco finale’!”- shkruan ajo në foto ku shfaqet bashkë me partnerin e saj teksa shkëmbejne mendime rreth studion dhe projektit të ri.

Dhe në fakt, kush do të ishte personi tjetër më i përshtatshëm që Bieta mund t’i besonte para se të niste një kapitull të ri në karrierën e saj? Padyshim Dudushi dhe vitet e tij të eksperiencës!