Me nisjen e sezonit të ri televiziv që fillon këtë të hënë, gjithë emisionet janë gati për risitë apo ndryshimet, një ndër ta edhe “Fiks Fare”. Emisioni investigativ ka zbuluar 2 velinat që do t’i bashkohen moderatorëve, Dorian Ramaliut dhe Devis Mukës.
Siç bën me dije Top Channel, Artea Bebri (bjondja) i është përkushtuar modelingut pa lënë pas pasionin për kërcimin, ndërsa Marjana Shkreta është balerinë profesioniste që prej 2 vitesh është pjesë e trupës së baletit të Top Channel-it.
“Fiks Fare”, por edhe “Stop” vitë më vonë, duke u frymëzuar nga emisioni italian “Stricia la notizia”, ndoqën jo vetëm një skenografi të ngjashme (etiketat me emrat e moderatorëve, telefoni, arredimi i studios etj),
por huazuan edhe detajin e velinave bjonde dhe brune, tek i cili do të përqëndrohemi.
Nisur nga qëllimi i emisionit në vetvete, tematika ku fokusohet më së shumti, mijëra ngjarje që sollën edhe fushata në mbrojtje të imazhit të gruas dhe njeriut në përgjithësi, si #MeToo dhe #NeverAgain, mendoni se përdorimi i dy vajzave tërheqëse që kërcejnë sipër tavolinave me veshje ekstravagante, duhet të vazhdojë në ekranet shqiptare apo ato të huaja?