Nëse keni qenë në punë tërë verës, si unë (pak simpati ju lutem, më ngushëlloni), duhet të keni kaluar shumë kohë në Instagram duke parë pushimet e të tjerëve. Ç’tjetër të bësh, fundja.
Pasi ju ka dalë me dhjetëra herë ky njoftimi;
...duhet të keni vënë re një paternë mes postimeve. Për shembull, shtatë foto që s’ngeli njeri pa i postuar gjatë pushimeve.
1. Fotoja “si dreqin u bënë bashkë kaq shumë njerëz, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend?”
Ju mund të keni kaluar dy orë duke u përpjekur të organizoni një darkë me një njeri të vetëm, teksa diku, në një plazh përrallor, 4+ njerëz u bënë bashkë për pushime. Disa pyetje: Si ndodhi që ishit të lirë në të njëjtën kohë? Si ka mundësi që asnjërit s’i dolën punë emergjente? Pse ishit të gjithë të aftë të përballonit kostot? Dhe si e planifikuat muaj më parë? Dua përgjigije!
2. Fotoja “po kalojnë fazën e mjaltit në një vend ku njerëzit shkojnë për muaj mjalti”
Ç’është më keq se një çift i dashuruar në Instagram? Një çift i dashuruar me pushime. A mund të putheni diku tjetër, kudo në botë, përveç vendeve që ngjajnë si parajsë? Ju lutem, ndihem ziliqare.
3. Fotoja “sigurisht që u fejuan”
Jo vetëm që më bëtë të ndihem ziliqare me fotot puçi-puçi, por tani më tundni dhe unazën para syve? Në fakt, s’jam e habitur. E prisja.
4. Fotoja “na një akullore, një filxhan kafe ose një pjatë sallatë se kam postuar shumë foto të vetes”
Për hir të një Instagrami prag blogut, plot njerëz postojnë foto sa për të mbushur hapësirat bosh, thjesht që të mos ngjajë si në album selfie-sh apo fotosh të të njëjtës veshje.
5. Fotoja “këndshëm, por seriozisht ece me taka tërë ditën?
Teksa unë dhe ju gjejmë veshjet më komode për pushime, madje jemi të gatshëm të veshim sandale të shëmtuara, vetëm për të ecur në paqe, njerëz të tjerë refuzojnë të duken mesatarë. Kanë zgjedhur fundin perfekt, me motive me lule dhe e kombinuan me takat ideale për të ecur dhe për të thithur “likes” si me magji.
6. Fotoja “harrova që kishe Instagram, sepse poston vetëm një herë në vit, kur bën foto të hajrit”
Ky lloj njeriu s’poston shpesh, por kur poston ama... Krejt papritur të shohin sytë foton perfekte, sikur të ketë dalë nga Vogue, në një fushë me lulëkuqe a nën një ujëvarë mistike, shoqëruar me filtrin ideal. S’kanë faj. Si mund të postosh një selfie normale pas asaj fotoje madhështore.
7. Fotoja “më në fund, dikush si unë”
Fiks në momentin kur t’i ndihesh si njeriu më i mbyllur në botë, të del para dikush si ti, që të premten po e kalon shtrirë, me një maskë me vezë në fytyrë, duke parë Netflix. Bekuar qofsh!
Përshtatur nga Cosmpolitan