Bota

Ky delfin është aq i eksituar, sa nuk ndalon dot së fërkuari me varkat dhe njerëzit

28 Gusht 2018

Ky delfin është aq i eksituar, sa nuk ndalon dot së fërkuari

Delfinët janë të vetmit kafshë, përveç njerëzve, që bëjnë seks edhe për qejf, e jo thjesht për t’u riprodhuar. Një delfin specifik i quajtur Zafar po bën pak më shumë qejf se ç’duhet në qytetin francez, Landévennec.

Sipas The Teleghraph, frustrimi seksual i Zafar po del jashtë kontrollit. Nisi si kureshtje normale ndaj njerëzve. Shpesh, Zafar u afrohej varkave për të parë ç’kishte mbi to. Me kalimin e kohës, ngjarjet evoluan dhe delfini tani u fërkohet mirëfilli pushuesve, varkave, kajakëve, a mjeteve të tjera lundruese, për të kënaqur veten.

“Delfini ka tentuar disa herë t’i mbajë pushuesit në ujë. Në një incident, Zafar shtyu me hundë një grua dhe e ngriti në ajër,” raporton The Telegraph.

Zafar është bërë aq problematik, sa qyteza ka ndaluar notin në Gjirin e Brestit. Gjithashtu, t’i afrohesh delfinit më shumë se 50m është e ndaluar.