Shtatzania

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua themi ne tani!

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2018

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

Lidhja e pandashme mes nënës dhe fëmijës krijohet shumë më herët nga ç’mund ta mendoni. Fetusi mund ta ndjejë fare mirë çdo lloj gjendje në të cilën ndodhet nëna.

Bebushat brenda në bark marrin sinjale nga trupi dhe shpirti juaj, kështu që sigurohuni t’i përcillni emocione pozitive.

Çfarë pëlqejnë më shumë bebushat kur janë ende në barkun e nënës jua themi ne tani.

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

Ëmbëlsirat!

Bebet nisin të perceptojnë shijet që në javën 13-15 të shtatzënisë. Dhe në përgjithësi, janë shumë të dhënë pas ushqimeve të ëmbla, pasi e lidhin atë me qumështin e gjirit.

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

Dushet e ngrohta!

Kur bebat brenda barkut rriten, ata mund ta ndjejnë ndryshimin e temperaturës. Prandaj një dush i nxehtë nuk rekomandohet pasi mund të jetë e rrezikshme. Një dush i ngrohtë e bën beben të ndihet i qetë.

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

Të dëgjojë zëra!

Në javën e 25-26 të shtatzënisë, fëmija nis të dëgjojë zëra nga jashtë. Dhe duke qenë se zëri i nënës është ai që dëgjojnë më qartë, ata mund ta dallojnë lehtësisht. Kështu, më e mira është që t’i flisni foshnjes pasi diçka e tillë i jep kënaqësi.

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

Muzikë!

Muzika para lindjes ka një sërë përfitimesh si për nënën ashtu edhe për vogëlushin. Muzika stimulon shqisat e tyre dhe ndihmon në zhvillimin e trurit.

Çfarë pëlqejnë bebat kur janë ende në bark jua

E qeshura e mamit!

Eksperimentet kanë provuar se fëmijët lëvizin kur mamaja është duke qeshur.  Në ato momente çlirohen hormonet e lumturisë. Sa më mirë të ndiheni aq i shëndetshëm do të jetë bebushi që do të sillni në jetë.