Jemi në 2018-n dhe tregu ka aq shumë celularë, sa thjesht nuk zgjedh dot. Nëse po kërkoni një model të ri, që ia vlen barra qiranë dhe është pëlqyer nga shumica e kritikëve, lexoni më poshtë.
OnePlus 6
OnePlus 6 është ndër celularët më të mirë në treg, sidomos në raport me çmimin prej $530.
Ka kamerë shumë të mirë, procesor tejet të shpejtë dhe më fantastikja, 6GB RAM, që është ideal për ata që e përdorin celularin për gjithçka. Karikohet shumë shpejt dhe operon në një version të Android të quajtur Oxygen OS.
Samsung Galaxy Note 9
Galaxy Note 9 është prurja më e fundit nga Samsung. Ka ekran OLED prej 6.4 inch, bateri masive, kamerë të shkëlqyer, shumë memorie (128 GB si fillim), një skaner për shenjat e gishtave dhe një skaner për fytyrën. Plus, lapsin inteligjent që ju lejon të shkruani në ekran apo të kontrolloni kamerën në distancë.
Karikohet shumë shpejt, është rezistent ndaj ujit dhe portë për kufje.
Sigurisht, gjithë këto veçori vijnë me çmimin e kripur prej $1,000.
Samsung Galaxy S9
Edhe ky celular ka gjithçka.
Galaxy S9 ka ekran OLED, kamerë shumë të mirë, një monitor zemre të inkorporuar, skaner për shenjat e gishtave dhe për fytyrën, karikohet shpejt, qoftë me kordë apo wireless. Si dhe, të mos harrojmë, portë për kufjet.
Është shumë i ngjashëm me paraardhësin, Galaxy S8, por kjo s’është gjë e keqe. Çmimet nisin nga $720.
LG G7 ThinQ
LG G7 ThinQ është versioni Android i iPhone X, thjesht disa qindra dollarë më i lirë.
LG G7 ka ekran 6.1 inch, audio të cilësisë së lartë dhe sistem të shkëlqyer kamerash që përfshin një lente ultra të gjerë që kap më shumë detaje. Gjithashtu, procesori është Snapdragon 845 nga Qualcom, tejet i shpejtë. Mund të karikohet wireless dhe është rezistent ndaj ujit.
Moto G6
Moto G6 është më i liri në këtë listë, pasi modelet nisin nga $250. Sidoqoftë, nuk është përfshirë në këtë listë sepse është i lirë, por sepse ia vlen në raport me çmimin.
Moto G6 ka ekran 5.7 inch, bateri që zgjat, për habi kamerë të shkëlqyer dhe karikohet shpejt. Edhe pse operon në një procesor të vjetër, punën e bën më së miri.
Burimi: Business Insider