Celebrity

Unaza e Hailey Baldwin është aq madhështore, sa meriton një shkrim të tërë

24 Gusht 2018

Unaza e Hailey Baldwin është aq madhështore, sa meriton një

Pas muajsh të tërë tentativash për të parë unazën e Hailey Baldwin në foto të turbullta paparacësh, më në fund kemi një imazh të qartë. Unaza me të cilën Justin dhe Haily shpallën fejesën është akoma më magjepsëse nga ç’mendonim.

Modelja u zgjodh për kopertinën e shtatorit të Vogue Mexico dhe unaza me diamantë është kreu e qendra e fotos. Në një foto bardhë e zi, Baldwin ka mbështetur kokën në krah dhe e ka lënë dorën të rrëshkasë poshtë duke nxjerrë në pah diamantin oval dhe rrethin e artë 18-karatësh.

Unaza e Hailey Baldwin është aq madhështore, sa meriton një

Edhe pse kjo është hera e parë që e shohim unazën në dritë, dimë diçka më shumë rreth saj.

“Justin kishte ndërmend disa detaje specifike që i donte në unazë, kishte pritshmëri dhe mendoj se i plotësuam,” thotë Jack Solow, dizajneri i unazës. “Gjithçka rrotullohej rreth unazës. Ai e dinte mirë ç’donte Baldwin, por sërish kërkonte një diamant të veçantë. Ma la mua në dorë përzgjedhjen e diamantit më të bukur për dikë si Hailey”. Justin kërkoi medoemos një rreth të artë 18-karatësh, që u aludua të ketë qenë me shumë rëndësi për Hailey-n.

Procesi i dizajnit kërkoi një seri telefonatash dhe shkëmbime fotosh. Pas disa javësh, unaza ishte gati për propozimin e Bieber. “Si çdo djalë në moshën e tij, tha ‘Uau, është fantastike,’” tha Solow. “Në një moment po shihte diamantin dhe e pyeta, ‘Ç’sheh brenda diamantit?’. Më kthehet, ‘Më duket se shoh fytyrën e Hailey-t.’”

Burimi: Glamour