Duket si dje kur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin se u bënë prindër për herë të parë. Por në fakt, vitet kalojnë pa u kuptuar dhe vogëlushja e çiftit është gati për ditën e parë të kopshtit.
Sigurisht, më shumë se Ameli e emocionuar është Miriami e cila nuk ngurroi ta ndante momentin e veçantë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Dita jonë e parë e kopshtit! Emocionet e mia nisën shumë ditë e javë më parë ndërkohë që Ameli sot ishte totalisht e relaksuar dhe e lumturuar pa masë. Fillim të mbarë gjithë fëmijëve!”- shkruan këngëtarja në foton ku shfaqet bashkë me vogëlushen.
Entuziazmi i 3-vjeçares në fakt mund të dallohet lehtësisht në fytyrën e saj, ndërkohë që mami përpiqet t’i mbajë emocionet për të dyja.