TV Mania

Bora Zemani largohet nga Digitalb dhe emisionin e radhës e ka të qartë e gati

20 Gusht 2018

Bora Zemani largohet nga Digitalb dhe emisionin e radhës e ka të

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësite. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua,” tha Bora Zemani e ftuar në “Pushime on Top”.

Largimi i saj nga Digitalb u përfol rreth një muaj më parë, në një tjetër emision në Top Channel, “Top Arena”. Asokohe, ajo tha se çfarëdo që të ndodhë, “nuk do të drejtojë emision me përmbajtje politike, është e sigurtë.”

Sezoni i ri do ta gjejë tjetërkund Zemanin, por sërish në sport, siç qëndroi tre vitet e kaluara.