Social Buzz

Pse duhet të përgjigjeni më shumë me 'Jo' dhe si ta bëni këtë!

17 Gusht 2018

Pse duhet të përgjigjeni më shumë me 'Jo' dhe si

Edhe kur duam t’i themi “Jo” një plani fundjave, një takimi apo një pune, e gjejmë veten duke i thënë “PO” vetëm nga frika se mos mërzisim personin tjetër. Shumë herë, ne nuk e dimë sa e rëndësishme është të mësojmë të themi jo dhe sa kohë i kursejmë vetes duke e bërë këtë.

E vërteta është se kjo sjellje duhet të ndryshojë sa më parë. Ajo që mbetet pa thënë në kohën e duhur, mund të ndryshojë fatin e historisë.

Gjithsesi, ne e kemi të vështirë të themi jo dhe kemi arsyet tona. S’duam të zhgënjejmë, të prishim një marrëdhënie. Nga ana tjetër, studimet kanë provuar se njerëzit në përgjithësi afmirojnë dhe respektojnë ata që dinë të thonë “Jo!” pa frikë. Kështu njerëzit e kuptojnë se ju e vlerësoni kohën dhe veten tuaj.

Për të gjithë ata që e kanë të vështirë të thonë thjesht ‘Jo’, ja disa mënyra për t’i shpëtuar situatës së sikletshme pa sakrifikuar veten:

1. Thoni një ‘Jo’ të butë, ose “Jo, por...” në vend që të ofroni diçka tjetër.

2. Lërmë të shoh pak kalendarin pastaj të kthej përgjigje.

3. Thuaj Jo me humor, do ta kuptojnë vetë.

4. “Unë s’e bëj dot, por X mundet!”

Të thoni “Po” sa për tu dukur mirë në sy të të tjerëve do t’ju bëjë të ndiheni mirë për momentin, por pasojat vijnë më vonë.

Burimi: The Independent