Flokët

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të dukemi më të vjetra!

16 Gusht 2018

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Teksa luajmë me ngjyrat apo modelet e flokëve pa kuptuar kemi hequr apo shtuar disa vite më shumë mbi shpatulla. Më poshtë keni 5 gabime të zakonshme të ne grave që na bëjnë të dukemi shumë më të mëdhaja në moshë.

Ngjyrë shumë e errët

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Ju është thënë dhe po ju thuhet sërish. Flokët e errëta jua rrisin moshën. Në vend të të zezës (që do të nxjerrë në pah çdo rrudhë të mundshme) zgjidhni një ngjyrë më të ëmbël, që të zbusë pamjen tuaj dhe do t’ju bëjë të dukeni më të reja e më të freskëta.

Nuanca ekstreme të bjondes

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Nëse keni ngjyrë lëkure të zbehtë nuk ju këshillohet kurrsesi ngjyra platin apo të tjera tonalitete të kësaj natyre. Për një portret të gjallërishëm zgjidhni ngjyrën e grurit!

Flok i fryrë i ngrirë

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Shmangini sa më shumë modelet statike. Lëreni flokun të derdhet mbi shpatullat tuaja.

Flok i gjatë pa volum

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Fatkeqësisht jo të gjitha gëzojmë një flok voluminoz. Për ta realizuar këtë shkurtojini dhe shkallëzojini flokët sa më shumë.

Ndarje në mes

5 gabime të zakonshme me flokët që na bëjnë të

Me kalimin e viteve shmangeni sa më shumë këtë version. Hidhini flokët në një anë për më shumë volum!