Style Tips

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe është koha ta vendosni tani!

14 Gusht 2018

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe

Pas sandaleve mashkullore, mum-jeans dhe çantave të brezit, duket se ka ende gjëra të tjera që po rikthehen nga vitet ’90-të. Thjesht sepse fëmijëria është gjithmonë e ëmbël dhe moda e asaj kohe gjithashtu.

Tani, është koha e aksesorit pas të cilit vite me parë u fiksuam të gjitha: byrzylyku i këmbës!

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe

Ndonëse për një kohë të gjatë aksesorët e këmbës u zëvendësuan nga Boom-i i trendeve të reja, sot janë më të famshme se kurrë.

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe

Victoria Beckham ishte e para e cila i shfaqi modelet në pasarelë me byryzyqe të ndryshme të vendosura rreth këmbëve të tyre.

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe

Që prej asaj dite, blogeret e Instagram-it dhe jo vetëm, nuk kanë harruar të rikthejnë fuqinë e këtij aksesori.

Rikthehet aksesori më i famshëm i viteve '90-të dhe

Byrzylyqet e këmbës, ashtu si dikur, mund të jenë të ngjyrave dhe formave të ndryshme, por nëse jeni ende me pushime, një byrzylyk në formë guackash është çfarë ju duhet.