Kini mendjen njerëz. Kanye West ishte i ftuar në Jimmy Kimmel Live mbrëmë dhe dha një intervistë që s’ishte për të lënë kokën, por sërish shokoi në mënyrat e veta. Reperi foli për një mori gjërash, siç bëhet zakonisht nëpër intervista, duke përfshirë faktin se prezenca e të bijave në jetë, s’e ka ndaluar të shohë Pornhub.
Jimmy, me të drejtë, pyeti Kanye-n nëse “ka ndryshuar sjellje ndaj grave” tani që është baba i dy vajzave. Kanye mund të ishte përgjigjur në një mijë mënyra të ndryshme, por tha “Jo, akoma futem në Pornhub.”
Por, prit! Ka më! “Le ta ndajmë në kategori pornoje. Shoh shumë video të zezë mbi të bardhë, sigurisht... realiteti im.”
Nëse doni të dini a folën për Trump-in, përgjigja është e thjeshtë: Po. Kimmel e pyeti ç’mendonte për familjet e emigrantëve që po ndaheshin nga fëmijët në kufi dhe Kanye thjesht heshti. Heshti për aq gjatë sa u nevojit një ndërprerje publicitare. Shiheni vetë.