Si trashëgimtarët e një mbretërie shekullore, Princ William dhe Princ Harry e kanë jetën e siguruar kur vjen puna tek paratë.
Prapëseprapë, gjyshja e tyre e ndjerë, Nëna Mbretëreshë, donte që djemtë të kishin dhe një fond rezervë, për një ditë të keqe. Fondi rezervë, meqë ra fjala, konsiston në plot $18 milion, sipas BBC. Asgjë për të lënë kokën.
Edhe pse mund të mendoni krejt natyrshëm që dy vëllezërit e ndanë trashëgiminë në gjysmë, gjyshja kishte tjetër gjë në mendje. BBC konfirmoi se nëna e Mbretëreshës Elizabeth i la Princit Harry më shumë para se ç’i la William-it.
Para se të dilni në mbrojtje të Princit William, arsyeja pas këtij vendimi ka kuptim. “Shumicën do ta marrë vëllai i vogël, meqë William do të përfitojë financiarisht nga marrja e fronit,” raporton BBC.
Dhe vërtet kështu do të ndodhë. Edhe kur Princi Charles të bëhet mbret, William do të përfitojë më shumë se Harry. Kur Charles të marrë fronin, William do të trashëgojë një pronë të quajtur Dukati i Cornwall, që vlen goxha. Dhe kjo pasuri s’ka fare sy kur krahasohet me atë që do të marrë në duar kur të bëhet mbret.
Në pak fjalë, Nëna Mbretëreshë thjesht po kujdesej për Princ Harry-n.