Celebrity

Ellie Goulding sapo u fejua me burrin e ëndrrave të saj

7 Gusht 2018

Ellie Goulding sapo u fejua me burrin e ëndrrave të saj

Duket sikur shumë personazhe të famshëm të huaj e kanë bërë me fjalë që në këtë periudhë të hedhin një hap drejtë altarit me njeriun e zemrës.

E njejta gjë ka ndodhur edhe me këngëtaren e famshme angleze Ellie Goulding. Vetëm disa orë më parë këngëtarja ka ndarë me të gjithë botën lajmin për fejesën e saj.

32- vjeçarja e ka shpërndarë njoftimin për fejesën në gazetën Times. Në njoftimin në gazetë shkruhej emri i plotë i këngëtares, gjë që e ka bërë të vështirë marrjen vesh të lajmit për shumë njerëz.

 

? @kevintachman #Serpentine @acnestudios @jacquemus

A post shared by elliegoulding (@elliegoulding) on

 Ellie, emri i vërtetë i së cilës është Elena është fejuar me Caspar Jopling, një sipërmarrës amerikan arti.

Sipas mediave të huaja çifti mësohet ta ketë nisur romancën në prill të vitit të kaluar, ndërkohë që aktualisht jetojnë bashkë duke e ndarë jetën e tyre mes Londrës dhe New York- ut.