Jeta e tij private ka qenë gjithmonë e mbyllur hermetikisht ndaj vëmendjes mediatike.
Në një intervistë për Esquire Uk aktori 41- vjeçar Tom Hardy ka bërë një rrëfim për familjen e tij dhe veçanërisht për lidhjen që ka me fëmijët. Ylli i filmave aksion që tashmë pret të bëhet sërish baba ka treguar se është shumë protektiv kur bëhet fjalë për familjen dhe fëmijët e tij. Tom është shprehur se përpiqet ta mbajë fëmiljen larg objektivit të paparacëve dhe radarit mediatik.
“Nëse dukush u bën foto fëmijëve të mi, nuk ka më ç’të negociojë me mua. I marr kamerën dhe i bëj atë që nuk e merr dot me mend.”
Kështu është shprehur 41- vjeçari lidhur me “luftën” e tij kundër paparacëve.
“Është njësoj sit ë vësh re një gjirafë që ecën në rrugë. Unë e shoh. Shoh sjelljen e tyre, e dalloj kur një kamera po afrohet, e dalloj kur një telefon lëviz, dalloj gjuhën e trupit. Për mua nuk ka ndryshim mes kamerës dhe ndonjë arme. Jam hiper- vihgjilent. Fotot e fëmijëve të mi janë një “jo” e madhe. Janë vërtetë! Dhe kjo është ajo që më shqetëson dhe më bën të reagoj si të gjithë baballarët në një situatë të tillë, duke qenë i kujdesshëm për atë që ka ndodhur dhe atë që pritet të ndodhë.”
Kështu e ka përfunduar Tom rrëfimin e tij.