Angelina Jolie momentalisht po planifikon adoptimin e fëmijës së saj të shtatë. Aktorja është nënë e gjashtë fëmijëve, nga të cilët 3 janë të adoptuar.
Burime për revistën “OK!” kanë bërë me dije planet e aktores për t’i shtuar familjes së saj një pjestar të ri. Sipas këtyre burimeve ylli i kinematografisë mendon se ky është një vendim shumë i mirë për t’u marrë tani që fëmijët e tjerë janë më të rritur.
Duke qenë se Angelina ka dëshirë t’i ofrojë një jetë më të mirë vogëlushëve në mbarë botën, thuhet se këtë herë po mendon të adoptojë një fëmijë nga Siria.